Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuhi Mavrovqani pranon fajësinë se vrau gruan me shufër metali (VIDEO)

NULL NULL
01.10.2020 09:33

Nuhi Mavrovqani ka dalur sot para gjykatës në rastin që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij me shufër metali gjatë muajit korrik të këtij viti.

I pandehuri e ka pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, por jo sipas aktakuzës ku thuhet se e ka bërë atë me vetëdije, njofton Klan Kosova.

Trupi gjykues e ka refuzuar pranimin e tillë të fajësisë, duke vendosur që gjykimi të vazhdojë edhe në seanca të tjera.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik pas një zënke që kishte nisur në familje, kishte goditur gruan e tij S. Mavrovqani e cila më pas kishte ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.