Novak Gjokoviq mposhtet në finalen e Miami Open, Jakub Mensik shkruan histori NULL NULL 31.03.2025 15:14 31.03.2025 15:14 Jakub Mensik ka shënuar një fitore të madhe në finalen e Miami Open, duke mundur Novak Gjokoviq, me rezultatin 2 me 0 në sete. Ky triumf e ka bërë 19-vjeçarin çek fituesin e parë të një turneu të madh në karrierën e tij. Në një finale emocionuese që zgjati më shumë se dy orë, Jakub Mensik surprizoi të gjithë, duke mposhtur tenistin serb, i cili konsiderohej favorit i padiskutueshëm. Seti i parë përfundoi 7 me 6 në favor të Mensik, një rezultat që bëri që të gjithë të mendojnë se mund të kishte një përmbysje. Por, 19-vjeçari çek nuk u ndal dhe fitoi edhe setin e dytë me të njëjtin rezultat 7:6, për të mbyllur finalen dhe për të fituar trofeun. Ky sukses historik ka qenë më i madh në karrierën e Mensik, i cili tashmë ka siguruar një shpërblim prej rreth 1.2 milionë dollarësh. Pas këtij fitimi, ai është aktualisht në vendin e 24-të në renditjen botërore dhe pritet të vazhdojë rritjen e tij në tenisin ndërkombëtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Gjysmëfinale e çmendur, pas 7 golave përballja mes Realit e Sociedadit shkon në vazhdime 01/04/2025