Noton nga Japonia për në San Francisco për ta shpëtuar planetin (VIDEO) NULL NULL 06.06.2018 21:11 06.06.2018 21:11 51-vjeçarin Ben Lecomte, mund ta quani Kapiteni Planet i jetës reale! Ai është një notues i distancave të largëta, i cili pritet ta kalojë Oqeanin Paqësor për të tërhequr vëmendjen ndaj nevojave të nënës Tokë. Para dy dekadash ai bëri diçka të ngjashme duke notuar përtej Atlantikut dhe duke u bërë kështu personi i parë që bën udhëtime të tilla i vetëm. Derisa Lecomte shtyhet me Paqësorin, ai do të ndeshet me shumë rreziqe, duke përfshirë edhe një zonë migrimi me peshkaqenë të bardhë dhe të mëdhenj.