Norvegjia e vlerëson si konstruktiv planin franko-gjerman NULL NULL 25.01.2023 13:22 25.01.2023 13:22 Norvegjia vlerëson se propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është konstruktiv dhe duhet të bazohet në negociata. Kështu tha ambasadori i këtij vendi në Beograd, Jorn Eugen Gjelstad. Sipas tij, kur është fjala për Kosovën, duhet të shihet progres dhe të shkohet drejt normalizimit. “Normalizimi do të sjellë përfitime për të gjithë”, tha diplomati norvegjez në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv I pyetur nëse BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Serbisë nëse nuk e nënshkruan projekt-marrëveshjen evropiane, Gjelstad tha se nuk i di të gjitha detajet dhe nuk do të hyjë në të, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara 9 minuta më parë