Nora Gjakova tregon për rrugëtimin e saj dhe synimet për Lojërat Olimpike NULL NULL 25.07.2021 20:53 25.07.2021 20:53 Xhudistja kosovare, Nora Gjakova të hënën si vëllai i saj Akili do të debutojë në Lojërat Olimpike të Tokios për herë të parë. Nora para se të udhëtonte me skuadrën olimpike të Kosovës për në Tokio ka bërë një intervistë me Komitetin Olimpik të Kosovës. Ajo ka treguar për rrugëtimin e saj deri tani duke shtuar se është në formën më të mirë të saj, njofton Klankosova.tv. “Po ndihem shumë mirë më dukët se kjo është forma më e mirë gjatë të gjithë karrierës time ndihem që jam gati dhe njëkohësisht e emocionuar për rrugëtimin në Lojëra Olimpike”. Synime të shumta kanë karakterizuar rrugëtimin e saj që nga fillimi i karrierës mirëpo pasi që e kishin marr vesh për pranimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Lojëra Olimpike asaj iu kishte shtuar edhe një synim – medalja olimpike. “Si për çdo sportistë ka filluar si ëndërr dhe mund të them se ndoshta nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike kur kemi filluar të merrem më këtë sport për mua është caku kryesorë prej momentit që e kam marr vesh që na është lejuar pjesëmarrja në Lojëra Olimpike”. “Kam fituar shumë kampionate po ashtu edhe medaljen botërore dhe kjo më jep një motiv më të madhe që ta bëjë maksimumin në Lojëra Olimpike që të fitojë medalje pasi që është medalja e vetme që më mungon dhe kam dëshirë shumë që ta fitojë”. Nora Gjakova të hënën debuton me fillim nga ora 16:30.