Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së NULL NULL 20.06.2025 15:36 20.06.2025 15:36 Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së, (Federata Ndërkombëtare e Xhudos). Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës. “Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”. “IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”. “Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë. Jemi me ty dhe krenarë për ty, sot dhe gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e kësaj federate të publikuar në Facebook, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përmes Procesit të Berlinit, Britania synon të çojë përpara zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit 12 minuta më parë
Kosova Drejtori i Infrastrukturës tregon se kush po i dëmton rrugët e Prishtinës (VIDEO) 13 minuta më parë