Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show, investova gjysmë milioni euro - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show, investova gjysmë milioni euro

NULL NULL
16/08/2022

Reperi Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Ai tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që, siç tha, e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do të shkonte.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milioni euro, isha sponsor gjeneral vetë, se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do të nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para, pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari në Euronews.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht ato para me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar, ndërsa theksoi se për momentin ka ndërmend të largohet për të pushuar pas impenjimit me Alpha Show.