Nobelistja Karman vlerëson shtetndërtimin e Kosovës NULL NULL 01.06.2016 16:36 01.06.2016 16:36 Nobelistja e njohur nga Jemeni, Tawakkol Karman që po merr pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare ndërfetare të edicionit të pestë Interfaith Kosovo, ku po diskutohet për rolin e gruas në luftimin e ekstremizmit, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”. Në ligjëratën me temë “Paqja dhe nevoja për luftimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme”, nobelistja e paqes Karman ka folur për sfidat e shtetndërtimit të Kosovës dhe perspektivën e saj. Ajo ka vlerësuar pozitivisht përparimet e bëra në Kosovë që nga paslufta, duke përmendur sistemin demokratik të krijuar në shtetin e ri. Noblestija Karman ka bërë thirrje për ruajtje të këtyre vlerave, të cilat botës mund t’i shërbejnë si udhërrëfim. Më tej, ajo ka shtuar se “nuk është lehtë të dalësh nga lufta dhe të ndërtosh shtet. Para jush keni detyra të mëdha e të rëndësishme. Kosova me gjithë diversitetin që ka shpreson dhe vepron për t’u integruar në BE. Dhe kjo është një çështje madhore. Shpresoj dhe besoj se ju këtë do ta realizoni shpejt”. Në përmbyllje të ligjëratës, nobelistja Karman ka theksuar se studentët e Kosovës do të jenë e ardhmja e Evropës. Karman është bashkë-fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2011, duke u bërë personi i parë nga Jemeni dhe gruaja e parë arabe që fiton këtë çmim. Ajo është gazetare nga Jemeni, politikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Ndërkohë që udhëheqë grupin “Women Journalists Without Chains”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025