Nobelistja iraniane tregon përshtypjet për Kosovën (VIDEO) NULL NULL 31.05.2016 23:10 31.05.2016 23:10 Nobelistja iraniane, Shirin Ebadi, ishte të martën në konferencën ndërfetare të organizuar në Kosovë. Ajo në një intervistë për Klan Kosovën tregoi se çfarë i pëlqen më së shumti në Kosovë. E pyetur për artikullin e New York Times që Kosovën e përshkruan si një “tokë të pëlleshme për ISIS”, Ebadi u shpreh që realiteti në Kosovë po i duket tërësisht ndryshe nga artikulli. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili tha që artikulli i New York Times nuk është i vërtetë por e pranoi që ka kosovarë që iu bashkuan luftës, që po cilësohet si e shenjtë në Lindjen e Mesme. Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Donika Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025