Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njohësi i arsimit: Testi i Arritshmërisë me shpërdorime, kopjime dhe manipulime

NULL NULL
26.06.2025 08:40
Testi i Arritshmerise
Testi i Arritshmerise. Foto: Arkiv

Qehaja për Ekonomia Online, tha se Testi i Arritshmërisë është me shpërdorime, kopjime dhe manipulime që e bëjnë vlerësimin të pavlefshëm dhe jo të besueshëm.

“Testi i Arritshmërisë në vlerësimin tonë nuk dallon shumë nga dështimi në administrim nga Testi i Maturës. Përkundrazi, vlerësojmë që është përshkallëzuar si e keqe në formë të shpërdorimeve, kopjimeve dhe manipulimit që ndodhin nga nxënësit, e cila bartet si pasojë që ata nxënës të mirë ose jo të mirë, në secilin rast, na prezantojnë rezultate, të cilat nuk janë valide dhe të besueshme. Ajo çka ne avokojmë tashmë, meqenëse karakteri i testit është orientues, është se e shohim të domosdoshme që i njëjti të mos ketë peshë në regjistrim për shkollat e mesme të larta, por të ngelë në atë qëllimin e tij të pastër që e ka të orientojë nxënësit që kush janë në ato profile, të cilët u takojnë më shumë si shkathtësi dhe të shërbejë si udhërrëfyes i mirë për një përzgjedhje të mirë në karrierë”, tha ai.

Qehaja propozon që testi të mos ketë peshë në regjistrimin në shkollat e mesme, por të përdoret vetëm si udhërrëfyes për orientim në karrierë.

“Struktura e testit dhe pyetjet, sado që përditësohen, në thelb ngelin të njëjta, si formë, organizim, strukturë dhe si e tillë nuk presim ndonjë ndryshim nga vitet paraprake. Do të kemi rezultate të njëjta, në nivel përafërsisht të ngjashëm të kalueshmërisë, e cila është subjekt pastaj edhe sa rigoroz kanë qenë administruesit gjatë testimit. Përgjithësisht ajo çka është determinuese për nxënësit është numri i pikëve: sa më shumë pikë, aq më i lartë probabiliteti për t’u regjistruar në shkollat që ata dëshirojnë.

Për këto arsye duhet më shumë rëndësi dhe një administrim i mirëfilltë i këtij testimi, pasi që në një moment një testim i keq administruar, nxënësit jo të mirë shumë lehtë mund të kthehen në performancë të mirë në testim”, tha Qehaja, transmeton Klankosova.tv.

Ai kërkon nga Ministria e Arsimit dhe vëzhguesit që të garantojnë administrim të drejtë dhe të rikthejnë besimin në proces, duke shmangur dëmtimin e meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.