Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njihuni me qenushën më të lumtur në botë

NULL NULL
02.06.2015 22:55

Cinnamon ndoshta është qenushja më e lumtur në botë.

Qenushja e racës Shiba jeton në një shtëpi me çiftin Andrew dhe Ashley të cilët janë bërë të famshëm për shkak të qenushes Cinnamon e cila gjithmonë është duke qeshur.

Çifti tregon se shëtitjet e tyre me qenushen zgjasin shumë pasi çdo njeri i ndalon për të përshendetur Cinnamon.

Andrew e kishte marrë qenushen në mars të vitit 2004, kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh, transmeton Klan Kosova.

“Cinnamon tërheq vëmendje të madhe. Çdo njeri që e sheh ndalon dhe komenton buzëqeshjen e saj” ka thënë Andrew.

Andrew shton se Cinnamon është një qenushe e mbarë dhe nuk bën rrëmujë por ajo e urren pjesën kur mbetet vetëm.

“Ajo nuk e pëlqen momentin kur ne duhet të ikim në punë, kërkon të jetë në qendër të vëmendjes 24 orë në ditëSapo kthehemi vjen dhe dëshiron të luajmë. S’mund t’i them jo asaj, nuk i rezistoj dot asaj buzëqeshje” është shprehur Andrew.

klankosova.tv

444

333

222

 

777

666

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.