Njihuni me njeriun që paguhet për të bërë seks me prostituta NULL NULL 15.09.2016 10:23 15.09.2016 10:23 John është një 60 vjeçar i divorcuar, dhe paguhet për të bërë seks me prostituta. Ai është njëri prej disa investiguesve privatë, të cilat punësohen nga autoritetet australiane për të hyrë nëpër shtëpi publike si konsumatorë të rregullt, në mënyrë që t’i zbulojnë punëtoret ilegale të seksit. “jam shumë i sigurt që shumë miq të mi do të më kishin zili për mënyrën se si fitoj para”, ka thënë ai, duke u përgjigjur në pyetjen se a po i pëlqente kjo periudhë e pensionit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Detyra e tij është që t’i zbulojë prostitutat ilegale në vendet ku autoritetet s’mund të kontrollojnë pa një urdhër nga gjykata. Ai kryesisht zbulon vende të fshehta, të kamufluara si qendra masazhe. John mund t’iu japë atyre prova për shërbimet që merren në këto vende dhe përpilon raporte deri në tri faqe, në të cilat paraqet data, ditë, njerëz, vende, kush, si, çfarë ku e kur.