Njëvjetori i luftës në Ukrainë: Në Prishtinë lëshohen pëllumba si mesazh paqeje (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njëvjetori i luftës në Ukrainë: Në Prishtinë lëshohen pëllumba si mesazh paqeje (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 24.02.2023 20:28

Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e luftës, para Komunës së Prishtinës një grup fëmijësh lëshuan në qiell pëllumba të bardhë, duke dërguar mesazhe paqeje.

Paraprakisht brenda u mbajt një seancë solemne ku u përkrah shteti që po lufton me Rusinë. Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, e falënderoi Kosovën për strehimin, derisa tha se zemra dhe shpirti i saj është në vendlindje, njofton Klan Kosova.

“Si ju askush tjetër nuk e di çmimin e fitores dhe besoj se edhe Ukraina do të fitojë, dhe së bashku do ta festojmë fitoren”, u shpreh Makey.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se e admiron rezistencën e Ukrainës, derisa e përshkruan mbështetjen e kosovarëve me një fjalë të urtë.

“Kushdo që e sheh një të keqe le ta ndajë me dorën e vet, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e vet, e nëse as këtë nuk mundet, atëherë me zemrën e vet”.

E Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se i vlerëson sanksionet dhe pozicionimin e shtetit ballkanik ndaj Rusisë.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde,  tha se vetëm së bashku mund të ndalen përpjekjet kriminale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kurse Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë,  Tomas Szunyog, pohoi se invazioni rus nuk është veç kundër Ukrainës, por edhe ndaj demokracisë botërore.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.