Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Comodita Home super-partnere e SHBA-së (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2024 12:18
Comodita Home super-partnere e SHBA-së
Comodita Home super-partnere e SHBA-së

Në prodhim e eksport është e pa konkurrencë.

Andaj, puna e jashtëzakonshme e Comodita Home po e afron edhe më tej ekonominë kosovare me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e dëshmoi vlerësimi nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ndau çmimin për këtë kompani si eksportuesi më i madh i mallrave në SHBA.

“Ne jemi shumë të lumtur që si korporatë jemi në mesin e korporatave më të mëdha në Kosovë që kanë dhënë kontributin e saj që kjo marrëdhënie të shkojë përpara dhe të forcohet”, tha Adriatik Kelmendi nga Devolli Corporation.

Kontributi i këtyre kompanive lidere tanimë në botë dhe e 18 bizneseve tjera kosovare, po çmohet lartë. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë falënderoi të gjithë partnerët e SHBA-së në Kosovë.

“Për të gjithë partnerët e SHBA-së në Kosovë, faleminderit për punën e jashtëzakonshme. Përpjekjet tuaja fuqizojnë bizneset tuaja por edhe ndikojnë dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.

Madje, për një vend të vogël siç është Kosova, ky sukses po del të jetë tejet i madh. “Është përkushtimi juaj i palodhur që ndihmoi shumë kompani dhe institucione perëndimore të njohin Kosovën si një vend interesant për të punuar me të”, deklaroi Blin Zeqiri, president i bordit të Odës Amerikane.

E prej këtu, ambasadori Jeffrey Hovenier siguroi se mbështetja e shtetit prej nga vjen, do të jetë e palëkundur.

Kronikë nga gazetarja Gresa Nitaj:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.