“Njeriu që gjallëroi shkretëtirën” (VIDEO) NULL NULL 03.04.2016 12:30 03.04.2016 12:30 Yacouba Sawadogo është një fermer inovativ i Afrikës i cili ka udhëtuar nëpër shkretëtirë për 30 vitet e fundit duke gjallëruar ato me teknikat e pyllëzimit dhe konservimit të tokës. Mjetet e tij vetëm janë një lopatë dhe një besim të fortë se çdo gjë mund të ndryshohet për të mirë. Në vitet 1980, një thatësirë e tmerrshme kishte goditur rajonin Sahel të Afrikës, duke shkatërruar gjithçka që ishte e gjelbër dhe “e gjallë” duke reduktuar reshjet me 80% dhe duke e kthyer një pjesë të madhe të tokës në shkretëtirë. Për të mbijetuar, shumica e njerëzve lokal duhej të largoheshin. Por Sawadogo qëndroi, transmeton Klan Kosova. Në pamundësi për të lexuar apo shkruar, dhe pa përdorimin e ndonjë nga teknikat moderne, ai thjesht vazhdoi duke përdorur një praktikë të lashtë bujqësore afrikane të quajtur “zai”. Ai mbjell fara në vrima të vogla të mbushura me përzierje plehrash. Vrimat pastaj mbushen me ujë gjatë sezonit me shi, kështu që ata janë në gjendje për të mbajtur lagështinë dhe ushqyesit gjatë periudhave të thata. Eksperimentet e Yacouba ishin të suksesshme: cilësinë e tokës ka ndryshuar për të mirë. Ai ka arritur që të rrisë pemë të reja që ka ndihmuar në plotësimin e nivelit të ujërave nëntokësore: toka, hije dhe materialet organike nën pemë ndihmojnë të mbahet lagështia kështu që mund të absorbohet nga toka, transmeton Klan Kosova. Historia e Yacouba u bë e njohur në mbarë botën, dhe në vitin 2010 ai u bë pjesë e një dokumentari që quhej “Njeriu që parandaloi shkretëtirën”. Teknika e tij “Zai” tani është duke u mësuar dhe përdorur me entuziazëm në të gjithë rajonin, dhe fermerët lokalë kanë mësuar për të ruajtur furnizimet e tyre të ushqimit ndërsa janë duke u përshtatur me ndryshimet klimatike.