Njëri prej të vrarëve në Kumanovë është Fadil Fejzullai? NULL NULL 09.05.2015 13:23 09.05.2015 13:23 Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar. Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi? Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar. Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorët lokalë. Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët. Paraprakisht “Zhurnal”, njoftoi se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.