Një vit pas hekurave, Ilir Meta kërkon sërish lirinë NULL NULL 21.10.2025 10:06 21.10.2025 10:06 Foto ilustruese Në përmbushje të një viti në paraburgim, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka depozituar një tjetër kërkesë për shuarje të masës se sigurisë “arrest në burg”. Ai ka bërë edhe disa herë të tjera kërkesë, e të cilat janë refuzuar në të tre shkallët e gjykimit. Përveç pretendimeve të paraqitura më herët, në këtë kërkesë Meta pretendon shuarje të masës pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.