Një vit nga nisja e vaksinimit ndaj COVID-19, bie interesimi për dozën e tretë NULL NULL 29.03.2022 12:27 29.03.2022 12:27 Sot u bë një vit që kur në Kosovë nisi vaksinimi kundër COVID-19. Udhë procesit të imunizimit i hapi ardhja e 24 mijë dozave të vaksinave Astra Zeneca që u pat mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX , njofton Klankosova.tv. Ndonëse Kosova nisi e fundit në rajon këtë fushatë, tashmë është administruar të paktën një vaksinë për kokë banori. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë administruar 1 milion e 820 mijë vaksina, kështu duke kaluar Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Bullgarinë për nga shkalla e vaksinimit. Vaksinimi te qytetarët mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70 për qind me një dozë dhe 63.4 për qind me dy doza. Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7 për qind me një dozë dhe 57.1 për qind me dy doza. Por, edhe një vit pas – sfidë sipas MSh-së po del të jetë vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7 për qind e popullsisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar. Aktualisht në stok janë 900.000 vaksina Pfizer kundër COVID-19. Ministria ka konfirmuar se deri tani ka pranuar 2,8 milionë doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca. Nga to, 1.6 milionë janë donacione, kryesisht përmes mekanizimit Covax, kur prijnë SHBA-të me më shumë se 500 mijë doza. Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID më 15 mars të vitit 2020, deri tani janë infektuar 227 mijë e 377 qytetarë, kanë vdekur 3,132 dhe janë shëruar 223 mijë e 648 persona./KLANKOSOVA.TV/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.