Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një viktimë nga COVID-19 sot në Shqipëri

NULL NULL
14.04.2022 18:15

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 56 raste të reja me koronavirus nga 907 testime dhe një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes infektuese.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në spital janë të shtruar gjashtë të infektuar dhe një prej tyre është në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 27.

Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 274.376 raste pozitive, 270.510 janë shëruar, 371 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.495 pacientë.

lajme të ngjashme