Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një viktimë dhe 299 raste të reja me COVID-19 në vend

NULL NULL
13.01.2021 15:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, njofton Klan Kosova.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë një rast (82 vjeç).

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme