Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua në Pejë

NULL NULL
11.12.2023 08:41
policia
policia

Një vajzë dyshohet se u dhunua në Pejë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, tha Nikçi për Klankosova.tv

23-vjeçarja raportohet se është me probleme mendore.

Ajo është nga Shqipëria, dhe ishte shpallur e zhdukur që disa ditë.

Rasti u zbulua pasi motra e saj erdhi para disa ditësh për ta kërkuar në Kosovë.

Kjo u konfirmua edhe nga policia e Kosovës.

“Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.