Një tjetër skuadër angleze në duart e Sheikëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një tjetër skuadër angleze në duart e Sheikëve

NULL NULL
15/04/2020

Mohammed Bin Salman është shumë afër për tu bërë pronar i ri i Newcastle United.

Princi i Kurorës Saudite ka ofruar 300 milionë euro për Newcastle.

Mbretërimi 13 vjeçari Mike Ashley, si pronar po e sheh fundin ngase pronari aktual është i gatshëm të ofrojë ofertën e sheikut.

Njëri nga personat më të pasur në botë pritet të zotërojë 80 përqind të aksioneve te skuadra angleze.

Bin Salman ka qenë që disa vite i interesuar të blejë aksionet e Manchester United.

Oferta prej katër miliardë eurosh ishte refuzuar nga familja Glazzer, shkruan The Sun përcjell Klan Kosova.

Sheiku arab pritet të sjellë investime te Newcastle dhe të synojë garat evropiane me transferet që pritet të bëj.

Edhe Manchester City drejtohet nga një Sheik.

Ai është Khaldoon Al Mubarak, i është këshilltar i familjes mbretërore në Abu Dhabi.