Një stuhi perfekte! – Çifti i meteorologëve fejohen para një tornadoje NULL NULL 16.06.2021 11:34 16.06.2021 11:34 Një çift meteorologësh janë fejuar para tornados. Tom Bedard, 29 vjeç dhe Raya Maday, 26 vjeç, punojnë së bashku në AccuWeather në Wichita dhe gjatë fundjavës, ata udhëtuan me makinë gjashtë orë në Colorado me shpresën për të parë nga afër një tornado. Dëshira e tyre u realizua. Ata e panë tornadon dhe Tom u ul në gjunjë për t’i propozuar. Tom dhe Raya u takuan në vitin 2016 në një konferencë meteorologjie dhe u lidhën shpejt për dashurinë e tyre për motin. Një vit më vonë, ata të dy u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku ajo punon për paralajmërimet e motit dhe ai punon me menaxhimin e emergjencave “Ne gjithmonë po flasim për motin dhe po mësojmë njëri-tjetrin, megjithëse Raya është padyshim meteorologe”, tha Tom për DailyMail, transmeton Klan Kosova.