Një punëtor në Ferizaj bie nga kati i dytë i objektit, dërgohet në QKUK NULL NULL 17.04.2026 15:48 17.04.2026 15:48 Një punëtor 46-vjeçar është lënduar pasi ra nga kati i dytë i objektit ku dyshohet se po punonte. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Bëhet e ditur se për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK. Rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndertim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç”. “Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur ai. /Klankosova.tv