Një polic jashtë detyrës i përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut NULL NULL 09.07.2025 18:16 09.07.2025 18:16 Prokuroria ka nisur hetime ndaj disa zyrtarëve policorë për veprime të pakujdesshme që çuan në vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan. Sipas dosjes së Betimi për Drejtësi, në rast është përfshirë edhe polici Endrit Begiri, i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare, por ka ndërhyrë në situatë, transmeton klankosova.tv. Zejnullahu, i raportuar si person që kryente veprime të pakontrolluara, fillimisht rrëzohet pranë veturës së policisë dhe më pas futet në një veturë tjetër, ku pas disa tentimeve del dhe përpiqet të shmanget nga zyrtarët. Prokuroria e cilëson vdekjen si pasojë e pakujdesisë në bashkëkryerje, ndërsa prania dhe veprimet e Begirit si zyrtar jashtë detyrës janë pjesë e hetimeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 6 orë më parë