Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një person u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, policia po e heton rastin

NULL NULL
01.06.2025 13:25

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skenderaj.

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv. zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.

“Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ajo.

lajme të ngjashme