Një person theret për vdekje, në Fushë Kosovë NULL NULL 12.02.2023 23:42 12.02.2023 23:42 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv Një person ka vdekur, pasi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmjë, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. “Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.