Një person në Mitrovicë plagoset aksidentalisht, arrestohet i dyshuari NULL NULL 19.04.2025 10:02 19.04.2025 10:02 Foto ilustruese Një person në Mitrovicë është plagosur aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një revole me 41 fishekë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv