Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një pasagjere dyshohet se u alivanos në njërin autobus të linjës 1 në Fushë Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2024 19:10
Një pasagjereje dyshohet se i ra të fikët
Një pasagjereje dyshohet se i ra të fikët

Në njërin prej autobusëve urbanë të linjës 1, ku destinacion kishte Fushë Kosovën, dyshohet të jetë alivanosur një pasagjere.

Autobusi është hasur të ketë ndaluar në një vend jo të denjë për trafikun, ndërsa në pamjet e arritura në redaksi, dëshmojnë momentin kur një ngasës i një autobusi tjetër ndër urban, ndalon dhe i pyet për t’u ofruar ndihmë kolegëve të tij, ku po tentonin ta trajtonin pasagjeren.

Deri tani klankosova.tv, ka provuar të marrë më shumë informacione mbi rastin, tek Trafiku Urban, por mbetet deri në një përgjigje konkrete.

Për shkak të ndalesës së autobusit si pasojë e rastit, disa udhëtarë që prisnin linjën në njërin stacion të Fushë Kosovës shfaqën edhe ankesa për vonesën e tij.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.