Një nga viktimat e aksidentit në Klinë është nga Deçani NULL NULL 23.09.2025 08:58 23.09.2025 08:58 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për klankosova.tv se njëri nga viktimat është nga komuna e Deçanit. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.