Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një nga të infektuarit e Podujevës u kthye nga Austria para dy ditësh

NULL NULL
01.06.2020 22:26

Pas gati një muaj e gjysmë kur Podujeva nuk e kishte asnjë rast të ri me Covid-19, sot u testuan pozitivë pesë raste të reja.

Kryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari, njofton se katër  raste janë nga një familje e fshatit Doberdol dhe se burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, ndërsa rasti i pestë është një qytetar i Podujevës që para dy ditësh ka ardhur nga Austria.

“Të gjithë pacientët janë në gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme”, ka shkruar Rudari në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.