Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vjehrrit NULL NULL 02.12.2023 11:41 02.12.2023 11:41 Fotografi ilustruese e Gjykates Një muaj paraburgim i është caktuar E.D, i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij, A.K. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Prishtinë, të mërkurën më 29 nëntor, rreth orës 21:15. Njoftimi u bë nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës. “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”, thuhet në njoftim. “Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025