Një muaj paraburgim ndaj Agim Rexhepit, i dyshuar për shpëlarje parash dhe trafikim me narkotikë NULL NULL 19.06.2025 15:49 19.06.2025 15:49 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Agim Rexhepit i dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitblerje të narkotikëve në operacionin e njohur si “Qielli i thyer”. Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar udhëheqësja e zyrës për informim të kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. Ai ishte arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale, personi në fjalë po hetohet edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. “A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton Klankosova.tv. Rexhepi u lirua fillimisht pas dhënies së dorëzanisë prej 50 mijë eurosh, por i njëjti pas raportimit të Klankosova.tv u prangos sërish për rastin e fundit. Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht rreth rastit të Agim Rexhepit. Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Kërkohet paraburgim për Agim Rexhepin, i dyshuar për shpëlarje parash dhe trafikim me narkotikë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 45 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 23 orë më parë