Një mijë e 780 raste aktive me COVID në Kosovë NULL NULL 11.01.2022 07:21 11.01.2022 07:21 Në Kosovë aktualisht janë një mijë e 780 aktive me COVID-19. Në 24 orët e kaluara nuk është raportuar për ndonjë viktimë nga ky virus, ndërkaq janë shënuar edhe 236 raste të reja. Janë shëruar tetë pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 158.142. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.