Një metodë e re për adoptimin e maceve NULL NULL 05.03.2017 23:00 05.03.2017 23:00 Një çift ka krijuar një mënyrë të re për të adoptuar macet, me anë të një video live në Youtube. Në 2016, Chris Jansen dhe gruaja e tij Deepa Jansen ndërtuan shtëpinë për kujdesjen e maceve, të quajtur ‘Kitten Academy’ në Illinois, Shtetet e Bashkuara. “Njerëzit i shohin kotelet që në momentin kur lindin derisa janë gati për tu adoptuar pas disa muajve. Ata mund ti shohin cdo ditë dhe të arrijnë të kuptojnë se si është jeta e një maceje,” – ka thënë Chris për BBC. Cifti është në bashkëpunim me Organizatën për Shpëtimin e Kafshëve që të arrijnë të adoptojnë macet vetëm kur të jenë rritur tamam. “Macet janë në lloje të ndryshme dhe njerëzit nuk e dijnë asnjëherë nëse macja që shohin në dyqan do të jetë ajo që duan të kenë në shtëpi. Është një mënyrë e mirë për të vendosur nëse ju pëlqejnë macet dhe doni të adoptoni një,” – vazhdoi ai. Me anë të videove në Youtube, ‘Kitten Academy’ ka arritur të ndihmojë mbi 40 mace që të adoptohen, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.