Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një lajm i mirë për sigurinë ushqimore

NULL NULL
01.06.2016 15:29

Instituti Bujqësor i Kosovës ka marr ost një lajm të mirë pasi ka në dispozicion pajisje për të trajtuar mbetjen e pesticideve, gjithashtu edhe stafi profesional është shtuar.

“Kontrolli i ushqimit është një prej prioriteteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë kuadër, me investimet e bëra tash Instituti Bujqësor ka stafin profesional por edhe pajisjet gati më moderne në rajon për testimin e mbetjeve të pesticideve në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale. Kjo gjë po funksionalizohet për herë të parë në Kosovë dhe shënon një të arritur tjetër për sigurinë ushqimore në vend,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë, përcjellë Klan Kosova.

Më tej në komunikatë njoftohet për bashkëpunimet që do i kryej ministria e Bujqësisë dhe rëndësinë që ka ky institut.

“Kjo gjë është bërë edhe në bashkëpunim me ekspertë nga “Alphacrome” – përfaqësia e “AGILENT”-it në Kroaci, të cilët edhe kanë aftësuar stafin dhe kanë funksionalizuar pajisjen laboratorike HPLC-LC-MS/MS.”

“Instituti Bujqësor i Kosovës bazuar në rëndësinë e kontrollit të ushqimit ndaj mbetjeve të pesticideve, dëshiron t’i bëjë thirrje të gjitha palëve: prodhuesve vendorë, importuesve dhe tregtarëve, të sensibilizohen në funksion të kontrollit të produkteve ushqimore dhe prodhimeve të tyre bujqësore e blegtorale jo vetëm për ushqimet të cilat i tregtojnë, por edhe ushqimet të cilat i konsumojnë në familjet e tyre.” Përfundon  komunikata e Ministrisë së Bujqësisë, përcjellë Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.