Një komb në këmbë, Kosova është vetëm një hap larg historisë NULL NULL 30.03.2026 12:58 30.03.2026 12:58 Nesër, në një përballje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit, “Dardanët” do të përballen me Turqinë në finalen e Play-Off-it për një vend në Kupën e Botës 2026. Kjo ndeshje nuk është thjesht një finale, është një moment historik për futbollin kosovar. Me ditë të tëra, mediat ndërkombëtare po i kushtojnë hapësirë të madhe këtij dueli, duke e cilësuar si një nga përballjet më emocionuese të këtij cikli kualifikues. Historia e Kosovës, ngritja e shpejtë dhe pasioni i tifozëve kanë bërë që kjo finale të shndërrohet në një fenomen global. Interesimi për ndeshjen ka qenë i jashtëzakonshëm. Në vetëm pak minuta nga dalja në shitje, të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, duke lënë mijëra tifozë pa mundësi për ta ndjekur nga afër këtë sfidë historike. Rrugët e kryeqytetit kosovar por edhe qyteteve tjera pritet të mbushen me përkrahës, ndërsa atmosfera tashmë ka nisur të ndizet me flamuj, këngë dhe emocion të papërshkrueshëm. Tifozët kosovarë, të njohur për besnikërinë dhe pasionin e tyre, janë mobilizuar si asnjëherë më parë. Nga diaspora e deri në çdo cep të vendit, të gjithë janë bashkuar pas një ëndrre të vetme – kualifikimit në Kupën e Botës. Kjo ndeshje shihet si një mundësi unike për të shkruar historinë dhe për ta vendosur Kosovën në hartën më të madhe të futbollit botëror. Nga ana tjetër, përballë do të jetë një Turqi e fortë dhe me përvojë, por Kosova ka treguar se nuk ka frikë në ndeshje vendimtare. Të gjitha sytë janë drejtuar nga kjo finale. Nesër nuk luhet vetëm një ndeshje futbolli – luhet për historinë, për krenarinë dhe për një vend në mesin e më të mirëve të botës. Kosova është gati. Tifozët janë gati. Historia pret të shkruhet.