Një incident me balonë në Gjermani la 20 mijë familje pa energji elektrike NULL NULL 06.04.2024 15:28 06.04.2024 15:28 Në Wuppertal të Gjermanisë më shumë se 20 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Të premten në mbrëmje, pasi u ndërpre energjia elektrike shumë banorë mbetën të bllokuar në ashensorë. Siç raporton Bild, përcjell klankosova.tv, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike ishte një tullumbace e mbushur me helium, për festën e Pashkëve. Këtë e konfirmoi të shtunën një zëdhënës i ndërmarrjeve komunale. “Balona u kap në nënstacionin “Nächstebreck” mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00. Por, punonjësit e shërbimeve komunale arritën të zgjidhnin shpejt problemin” – tha ai. Nga zjarrfikësit u bë e ditur se askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident. Nga incidenti u pezulluan edhe lëvizjet me tren në hekurudhën e Wuppertal, për të filluar funksionimin e rregull të shtunën në mëngjes.