Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur nga bombardimet ukrainase në Belgorod

NULL NULL
01.07.2024 23:09
Foto nga arkivi. Pamje pas një sulmi në Belgorod
Foto nga arkivi. Pamje pas një sulmi në Belgorod

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ka bërë të ditur se një person është vrarë pasi Ukraina bombardoi një objekt bujqësor.

Gladkov tha në Telegram se nga një valë e re e këtyre bombardimeve janë plagosur shtatë persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai ka bërë të ditur se nga këto sulme janë dëmtuar gjithsej 20 shtëpi.

lajme të ngjashme