Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga një sulm në afërsi të Jerusalemit NULL NULL 22.02.2024 08:49 22.02.2024 08:49 Sulm në afërsi të Jerusalemit Një person është vrarë dhe pesë janë plagosur pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj shoferëve pranë një postblloku izraelit pranë Jerusalemit, kanë thënë shërbimet e urgjencës. Dy gra u plagosën rëndë, tha kreu i shërbimit të ambulancës izraelite, Eli Bean, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Policia tha se oficerët qëlluan për vdekje dy persona të armatosur dhe plagosën një të tretë. Ndërkaq, një zëdhënës tha se personat e armatosur ishin palestinezë, por nuk dha detaje të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hungaria s'e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi 32 minuta më parë