Një i vdekur pasi fluturimi Londër-Singapor u godit nga turbulencat NULL NULL 21.05.2024 13:13 21.05.2024 13:13 Singapore Airlines. Foto: Fotografi e Boeing 777-300ER Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra që u godit nga turbulenca të forta. Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin devijoi në Bangkok. Fluturimi SQ 321 mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë. “Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim. Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi. Ministri i Transportit i Singaporit, Chee Hong Tat tha se qeveria do të ofrojë ndihmë për pasagjerët dhe familjet e tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Jam thellësisht i pikëlluar kur mësova për incidentin në fluturimin SQ321 të Singapore Airlines nga Londra Heathroë në Singapor”, postoi ai në një deklaratë në Facebook. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit. “Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla në kontekstin e miliona fluturimeve të kryera. Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose fatkeqësisht në këtë rast një fatalitet”, tha për BBC John Strickland, një ekspert i përgjithshëm i aviacionit. Ekuipazhet e fluturimit kanë burimet për të parashikuar turbulencat, megjithëse disa pjesë të botës janë më të prirura ndaj saj. Ata janë gjithashtu të trajnuar se si t’i përgjigjen turbulencës, tha Strickland. “Nuk është më kot që linjat ajrore rekomandojnë mbajtjen e rripave të sigurimit të lidhur gjatë fluturimit të gjatë apo të shkurtër”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve në kërkim të përvojave autentike 31 minuta më parë