Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Gjermani, shkaktohet dëm 100 mijë euro

NULL NULL
07.06.2024 12:30

Një grua 60 vjeçe në Gjermani ka humbur jetën në një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar edhe shtatë persona të tjerë.

Në aksidentin zinxhiror në Bavari ishin të përfshirë 4 vetura të dëmtuara rëndë, ndër të cilat edhe një veturë e policisë.

Siç raporton Policia në Gjermani, gruaja 60 vjeçare që po vozistë një veturë të tipit “Seat” u përplas me një Hyundai që vinte drejt saj.

Vetura “Seat” që rrotullohej ndaloi vetëm kur u përplas me një makinë patrullimi policie që po lëvizte pas Hyundai-t.

Momentalisht është duke u përcaktuar shkaku i aksidentit. Derisa, siç shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv, në total ka pasur dëme rreth 100 mijë euro.

Një makinë patrullimi nga stacioni i policisë Bayreuth-Land ishte gjithashtu i përfshirë

Mes të plagosurve ishin edhe dy policë

lajme të ngjashme