Një i vdekur dhe gjashtë të zhdukur pasi superjahti u përmbys në një tornado pranë Italisë NULL NULL 19.08.2024 11:22 19.08.2024 11:22 Varka që u fundos në brigjet e Palermos. Foto: BAIA Santa Nicolicchia. Një person ka vdekur dhe gjashtë janë zhdukur pasi një superjaht që brenda kishte kryesisht britanikë u kap nga një tornado dhe u fundos në brigjet e Palermos, sipas mediave italiane. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan nga varka pas katastrofës, tha Luca Cari, një zëdhënës i shërbimit italian për shpëtim nga zjarri. Anija që u fundos në mëngjes mbante një flamur britanik, dhe përveç njerëzve nga Mbretëria e Bashkuar, nga kombësi të tjera një ishte nga Zelanda e Re, një Sri Lanka, dy shtetas francezë dhe një shtetas irlandez. Sky Italia raporton se personi që u gjet i vdekur është zbuluar nga një zhytës mëngjesin e sotëm. Kombësia apo gjinia e tyre nuk është konfirmuar, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv. Një fëmijë një vjeçar ishte në mesin e të shpëtuarve dhe u dërgua në një spital për fëmijë në Palermo për trajtim. Cari tha se një helikopter dhe anije shpëtimi nga roja bregdetare dhe shërbimi i shpëtimit nga zjarri ishin në vendngjarje duke kërkuar për të zhdukurit.