Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i lënduar nga aksidenti në “Kodrën e Trimave” në kryeqytet

NULL NULL
30.08.2025 18:53
Foto: Drive Zone

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

I njëjti ka shtuar se në aksident të përfshira ishin tri vetura dhe se dy prej veturave ishin të parkuara, dhe njëra në lëvizje.

Pos, veturave në aksident i përfshirë ishte edhe një këmbësor.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme