Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë

NULL NULL
14.11.2024 17:08
Foto ilustruese e aksidentit.
Foto ilustruese e aksidentit.

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë të Drenasit, ku një person ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë)”.

“Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Ai bëri me dije se me rastin është marrë Njësia e Policisë së Trafikut. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.