Një i lënduar në një aksident në fshatin Belincë të Shtimes (FOTO) NULL NULL 08.08.2022 18:41 08.08.2022 18:41 Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Belincë të Shtimes, ku ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete. “Sot rreth orës 18:08 në rrugën magjistrale Prizren-Shtime, në fshatin Belincë, ka ndodhur aksident komunikacioni, ku të përfshira ishin dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKMF – Shtime”, tha Veseli. Tutje, ai bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm dhe se njësia e komunikacionit po e heton rastin. Ndërkaq, Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë