Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i arrestuar për aksidentin në Tepelenë ku vdiqën katër persona

NULL NULL
18.03.2024 15:29
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë

Një i arrestuar për aksidentin në Tepelën, ku vdiqën katër persona

Është arrestuar drejtuesi i njërës prej makinave që u përfshi në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është 46-vjeçar dhe dyshohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan Abcneës.al, transmeton Klankosova.tv.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

 

lajme të ngjashme