“Një hap më afër ëndrrës”, FFK publikon prapaskenat e udhëtimit triumfues në Sllovaki (VIDEO) NULL NULL 28.03.2026 13:14 28.03.2026 13:14 Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video të titulluar “Behind the Scenes” (Prapa skenave) në të cilën e ka përmbledhur gjithë udhëtimin deri te fitorja e madhe në Sllovaki. Në pamje janë përfshirë të gjitha momentet e “Dardanëve” që nga nisja në Prishtinë e deri tek kthimi në shtëpi. “Behind the Scenes” nga një rrugëtim i paharrueshëm! Nga nisja në Prishtinë, përgatitjet dhe momentet e përbashkëta gjatë udhëtimit, te emocionet në stadium dhe deri te kthimi në shtëpi – çdo detaj i fitores së madhe 3-4 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës”. “Një histori e plotë e Dardanëve, brenda dhe jashtë fushës – me pasion, sakrificë dhe krenari. Një hap më afër ëndrrës!”, thotë FFK në shkrimin në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur videon, transmeton Klankosova.tv.