Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grup futbollistësh në Gjermani planifikojnë të deklarohen si homoseksual

NULL NULL
24.04.2024 09:26

Një grup futbollistësh profesionistë po planifikojnë të deklarohen si homoseksualë muajin e ardhshëm.

Sipas një raportimi në Gjermani, një grup lojtarësh planifikojnë të dalin kolektivisht si homoseksualë muajin e ardhshëm në të njëjtën ditë – 17 maj.

Është pjesë e një nisme për të inkurajuar lojtarët, trajnerët, gjyqtarët dhe zyrtarët që të deklarohen, me disa klube të Bundesligës që mbështesin një projekt të krijuar nga Marcus Urban, i cili doli si homoseksual gjatë karrierës së tij.

Urban dhe shoqata e tij janë në kontakt me lojtarët që planifikojnë të dalin si homoseksual kolektivisht.

“17 maji është një ofertë”. tha ai.

“Një datë që mund ta përdorni si udhërrëfyes dhe të mblidheni si grup”.

Borussia Dortmund, Union Berlin, St. Pauli, Freiburg dhe Stuttgart janë ndër klubet që janë mbështetës financiarë të projektit.

Kanë kaluar 10 vjet që kur Thomas Hitzlsperger doli si homoseksual, por ende zyrtarisht nuk ka homoseksualë në futbollin profesionist të meshkujve në Gjermani.

lajme të ngjashme