Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua shkoi për të konvertuar patentë shoferin, por dyshohet se nuk e kishte fare

NULL NULL
24.08.2024 09:56
patent shofer
Patentë shoferi i Republikës së Kosovës. Foto ilustruese | Klankosova.tv

Një grua ka shkuar për të konvertuar patentë shoferin, po që dyshohet se nuk e kishte fare një të tillë.

Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime, përcjell Klankosova.tv.

“Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme